Tiranë, 7 Korrik, NOA - Sot në mjediset e ministrisë së Kulturës është nënshkruar një memorandum i ri mirëkuptimi me Korpusin Amerikan të Paqes, përfaqësuar nga Hill Denham.
Korpusi i Paqes është një agjenci e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bie dakord që me anë të këtij memorandumi të bashkëpunojë me këtë dikaster për të caktuar vullnetarë të Korpusit të Paqes të punojnë në mbështetje të veprimtarive të ndryshme të lidhura me zhvillimin e komunitetit dhe veçanërisht me zhvillimin e turizmit, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e rinisë në përputhje me përparësitë e këtij dikasteri në komunitetet shqiptare.
Ndër të tjera, bëhet me dijeni se ky memorandum mirëkuptimi është rinovim i një memorandumi të mëparshëm i cili njeh bashkëpunimin dhe mbështet përfshirjen e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes për të ndihmuar organizatat dhe anëtarët e komuniteteve shqiptare në procesin e zhvillimit të fushave të Turizmit, Rinise dhe Trashëgimisë Kulturore.
n.e/NOA