English

Mjekim i pakujdesshëm, dënohet me tre vjet burgim mjeku në Tiranë

Tiranë, 7 Korrik, NOA Update - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dënuar sot me 3 vjet burgim mjekun Nuredin Fejziu për veprën penale të “Mjekimit të pakujdesshëm” dhe po me 3 vjet për “Heqje të së drejtës së ushtrimit të detyrës së mjekut”.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës viktima Rakela Vladi, ka humbur jetën më 8 prill të vitit 2007.

Sipas hetimeve, Vladi është dërguar ditën e ngjarjes në Spitalin Ushtarak nga bashkëshorti i tij, Valentin Hoti, i cili ishte mjek roje.

Hoti i ka shpjeguar mjekut që e ka qëlluar me shpullë në fytyrë vajzën, dhe më pas i ka futur në xhep 5 mijë lekë. më pas mjeku i ka bërë një serum dhe e ka lënë vajzën të dalë nga spitali pas 20 minutash.

Gjatë rrugës vajza ka pasur të vjella, për këtë arsye Hoti e ka rikthyer në spital, ku ka nderuar jetë.

Në kartelën mjekësore mjeku shënoi se vajza humbi jetën nga një atak në zemër nga droga.

Por nga hetimet e prokurorisë rezultoi se vajza nuk kishte konsumuar drogë, kjo sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vajza nuk ka pasur drogë në gjak.

Kallëzimi penal ndaj mjekut u depozitua nga prindërit e vajzës. Hoti u dënua në një proces të ndarë me 18 muaj burgim me kusht për veprën penale të “korrupsionit pasiv”, që mos të kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Mjeku akuzohet se ka konsumuar veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “mjekim i pakujdesshëm.

r.n/NOA

KOMENTE