English

Nesër, pritje në ambasadën gjermane për protagonistët e korrik ‘90

Tiranë, 7 Korrik, NOA – Ambasada gjermane në Tiranë dhe Instituti “Goethe” ftojnë në një konferencë dhe pritje të veçantë nesër, përfaqësues të mediave, por edhe dëshmitarë të korrikut ’90, njerëz që kanë qëndruar në atë kohë në ambasadë, apo që në një mënyrë tjetër janë të lidhur ngushtë me këto ngjarje.

Lajmi bëhet me dijeni nga kjo ambasadë, duke shtuar se dëshmitarët e asaj kohe ftohen të sjellin materiale dokumentuese si përshembull fotografi, apo letra nga ato ditë.

Bëhet fjalë për ditët e para të korrikut të 20 viteve më parë, kur mbi 3000 shqiptarë kërkuan strehim në ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të arrinin të largoheshin nga Shqipëria.

E për të kujtuar së bashku ngjarjet e kësaj dite, kjo ambasadë ka vendosur të realizojë këtë pritje, sikundër bëhet me dijeni se në kuadër të konferencës, një gazetare e Deutsche Velle-s do të zhvillojë intervista me dëshmitarët e këtyre ngjarjeve, për t’u prezantuar në vjeshtë në një aktivitet më të madh në kuadër të “Tetorit Gjerman”.

n.e/NOA

KOMENTE