Ocde: Rritje Rekord E Papunësisë Që Nga Fundi I Luftës Së Dytë
PARIS, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - "Duke nisur me nivelin më të ulët në 28 vjet (5.8%) në fund të vitit 2007, niveli i papunësisë në zonën e OCDE-së është rritur deri në nivelet e pasluftës së Dytë Botërore, 8.7 për qind në tremujorin e parë të vitit 2010, thënë ndryshe 17 milionë të papunë më shumë", thuhet në raportin e fundit të papunësisë "Employment outlook 2010" të Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, prezantuar sot në Paris.
Sipas organizatës, niveli i papunësisë është rritur mesatarisht me 2.9 për qind nga dhjetori i vitit 2007 deri në mars të vitit 2010, por pasojat kanë qenë të ndryshme në vende të ndryshme. Vendet që kanë pasur rritjen më të madhe të papunësisë janë, Irlanda me 8 për qind dhe Spanja me 10 për qind. Vendet me rritjen më të ulët të papunësisë janë Gjermania, Austria, Belgjika, Norvegjia dhe Polonia.
/e.v/