Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 7 KorrikATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të mërkurën:
Gazeta " Koha Jonë"
FRATINI :VIZAT DHE STATUSI BRENDA VITIT
Ministri i Jashtëm italian, Franco Fratini siguroi se vizat për Shqipërinë do të hiqen brenda vitit. Ai shtoi se pritet dhe vendimi për statusin e vendit kandidat .
Tituj të tjerë:
Periferia e Tiranës 4 ditë pa ujë e drita
Ndalime të tjera në Hamallaj
Gazeta " Shqip"
BRUKSELI , AXHENDE E RE PËR KRIZËN
Bashkimi Europian pritet të nis një lëvizje të re për politikën shqitpare. Burime nga opozita kanë konfirmuar se së shpejti pritet një iniciativë e re për negociata mes Ramës dhe Berishës, gjë që e ka konfirmuar edhe kreu i grupit socialist në Parlamentin Europian, Martin Schulz.
Tituj të tjerë:
Rreth 30 tonë solar kërcënon plazhin e vjetër
Holanda , finalistja e parë pret sot klasiken Spanjë- Gjermani
Gazeta " Panorama"
KRRTRSH MIRATON PROJEKTET PËR ENERGJINË
Energjia dhe Turizmi ishin dy fushat që dominuan dje vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit. Kryeministri Berisha i cili drejtoi këtë mbledhje, i vlerësoi projektet e miratuara të një rëndësie të veçantë, siç ishin ato të që lidheshin me ndërtimin e parqeve eolikë.
Tituj të tjerë:
UT pranohen shtatë mijë studentë
Vasili firmos në Beograd paktin e parë të shëndetësisë
Gazeta " Shekulli"
SHARRONTE HEKURAT E BURGUT ARRESTOHET
Një person që tentoi të sharonte hekurat e burgut të sigurisë së lartë 313, në rrugën "Jordan Misja", një kryeqytet u arrestua mesnatën e së hënës duke u gshirë dita e djeshme.
Tituj të tjerë:
Depozitat ndotet me bitum plazhi i Vlorës
Prishet laboratori s'ka analiza në spital
Gazeta Shqiptare
META: QEVERIA KUJDES ME POLITIKAT EKONOMIKE
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta kërkoi dje nga qeveria ku dhe ai bën pjesë, të ketë më shumë kujdes me politikat ekonomike.
Tituj të tjerë:
Në kërkim shefi i rremë i Interpolit
Gjermani Spanjë ndeshen dy superfuqitë e Europës
Gazeta "Mapo"
Islami: Dy opsionet e Ramës për Bashkinë e Tiranës
Pak muaj përpara zgjedhjeve lokale deputeti i PS-së, Kastriot Islamin hedh dy variante, të cilat mund të ndjekë kreu i PS-së Rama, ndërsa sqaron se cfarë duhet të bëj ai.
Tituj të tjerë
Milionerë dhe rrogëtar, ja pasuritë e gjyqëtarëve të lartë
Punësimi veror, Bashkia e Tiranës hap aplikimet /s.d/