Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
TINË, 7 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
KËSHILLI I SIGURIMIT I OKB-së I DËNON AKTET E DHUNËS NË VERI TË KOSOVËS, THËRRET PALËT PËR QETËSI - HYSENI I KËRKON TADIQIT T'I LËRË REHAT SERBËT E KOSOVËS - Anëtarët e Këshillit të Sigurimit i kanë ftuar autoritetet në Prishtinë dhe Beograd që t'u shmangen veprimeve dhe deklaratave provokuese, të cilat do të nxisnin incidete të mëtutjeshme në veri të Kosovës. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka shprehur qëndrimin e Qeverisë për të shtrirë autoritetin në tërë territorin e shtetit, kurse presidenti serb, Boris Tadiq, ka kërkuar zbatimin e Planit 6 pikësh të Ban Ki-Moonit
Tituj të tjerë:
Policia pret lejen e mjekut për ta intervistuar Miletiqin (deputetin e plagosur në veri të Mitrovicës)
Pack: Mitrovica nuk ndahet duke krijuar probleme
LDK-ja e vetme kujton Betejën e Loxhës
Mirel: Në shtator nis dialogu për liberalizimin e vizave për Kosovën
Auditimet thekojnë probleme serioze në komuna
Foto lajmi:
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, ka thënë të martën se Brukseli angazhohet fuqishëm për të ndihmuar Kosovën dhe gjithë rajonin në ecjen përpara drejt aspiratave evropiane.
"Express"
SKËNDER HYSENI MPOSHT TADIÇIN - Boris Tadiq nuk mundi të përfitojë gjë nga seanca e Këshillit të Sigurimit që e kishte kërkuar vetë. Ai u mposht nga Skënder Hyseni dhe u detyrua të ikë nga takimi. Ngjarjen tragjike në Mitrovicë nuk mundi ta shesë si vepër të shqiptarëve. Ambasadorët perëndimorë vlerësuan se incidenti ishte akt i izoluar, e jo terrorizëm.
Tituj të tjerë:
Varet nga ju - Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, tha se institucionet e Kosovës duhet të prijnë në betejën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend. Në këtë drejtim, sipas tij, Bashkimi Evropian do ta japë kontributin që i takon. Në Prishtinë, ai e lavdëroi punën e EULEX-it dhe konstatoi se ky mision ka arritur rezultate të mira.
Milionat në rrugë - Me rishikimin e Buxhetit, MTPT mban primatin sa u përket milionave.
Në BE, kur të plotësohen kushtet - Pier Mirel kërkoi nga Qeveria e Kosovës ta luftojë korrupsionin dhe ta forcojë drejtësinë, nëse dëshiron të bëhet pjesë e Zonës Schengen.
Duke pritur shërimin e Miletiç - Policia e Kosovës është duke u kujdesur 24 orë për sigurinë e Petar Miletiç, i cili është duke u shëruar në spitalin në Veri. Policia pret që të intervistojë Deputetin e Kuvendit të Kosovës. Ata besojnë se deklarata e tij do të ndihmojë hetuesit policorë në kapjen e autorit.
Koment - Dyndja e madhe kulturore
Holanda, finalisti i parë i Botërorit
"Bota Sot"
TAKIM ME DYER TE MBYLLUR, NUK FOLËN AS PRESIDENTI AS KRYEMINISTRI! - Presidenti i BE-së Rompuy në Kosovë
Tituj të tjerë:
Server, Veriu kontrollohet nga Beogradi, pasi ndërkombëtarët nuk i kundërvihen - Çështja e këmbimit të kufijve nuk është më tabu
Komandani i Betejës së Loxhës, dekorohet me Urdhrin "Heroi i Kosovës"
Hapen "dyert" për integrim në Bashkimin Evropian
OKB - Tregimet fantastike të engjëjve dhe demonëve duhet të ndalohen - SHBA-ja mbështeti hapjen e zyrës në Veri nga Qeveria e Kosovës
Diskriminohen shqiptarët për të drejtën e nënshtetësisë - Aktuale (Maqedoni)
"Tribuna shqiptare"
LËRENI TË QETË KOSOVËN! - Këshilli i Sigurimit i OKB-së, diskutoi për Kosovën
Tituj të tjerë:
Tiranë - Ka ende punë për Shqipërinë
Prishtinë- Hapet rruga për liberalizim të vizave
Shkup - Diskriminimi për nënshtetësi - Mijëra shqiptarëve të moshuar me 70 e 80 vjet, nuk u jept shtetësia e Maqedonisë.
Presidenti i BE-së, Herman van Rompuy qëndroi për vizitë njëditore në Prishtinë - Detyrat për Kosovën
"Zëri"
EVROPA DO ZGJIDHJE PËR VERIUN - Ndërkombëtarët porosisin: Kosova të gjejë zgjidhje për veriun, kurse Serbia të pushojë me politikat kundër shtetësisë së Kosovës
Tituj të tjerë:
Rompuy mbështet EULEX-in
Seanca kohë e Tadiqit
Pack: Mos shpresoni në ndarje
Akreditimi, do të ndëshkohet UP-ja
Opinione - Përballë Tadiqit duhej Sejdiu
"Infopress"
HYSENI DEMANTON SHPIFJET E TADIQIT - Këshilli i Sigurimit mbajti seancën e jashtëzakonshme për Kosovën
Tituj të tjerë:
BE-ja e gatshme për dialog
E ardhmja e Kosovës, 100 për qind në BE
S'e kam ditur se rrezikoj jetën - Deputeti, Petar Miletiq, i plagosur një ditë më parë, ka thënë se me hyrjen në institucionet e Kosovës, e ka ditur se është duke rrezikuar, por jo edhe jetën e tij
Rruga që afron Gjilanin me Durrësin
Kosova kërkon qasje në Interpol
Editorial - Oktapodi Tadiq
"Epoka e Re"
ATENTATORI ËSHTË INCIZUAR - EULEX-i, përgjegjës për gjendjen në veri - Ekziston incizimi se si është kryer atentati ndaj Miletiqit - Krijohet task forcë për ndriçimin e rastit të plagosjes së Miletiqit - Flet kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq
Tituj të tjerë:
Hyseni: Kosova e përkushtuar ta ushtrojë autoritetin edhe në veri
Van Rompuy: E ardhja e gjithë rajonit është në BE
Mirel kërkon më shumë rezultate kundër krimit dhe korrupsionit
Gjilani po bëhet me tri korridore
"Lajm"
QEVERIA E VENDOSUR PËR T'I DHËNË FUND ANARKISË NË VERI - STRATEGJIA PO IMPLEMENTOHET
Tituj të tjerë:
Editorial - Përse hesht EULEX-i?
Rompuy: E ardhmja e Kosovës në BE
Limaj: Gjilani po lidhet me autostradat
Gjykata Kushtetuese akuzohet se merr 55 rroga për 28 të punësuar - I hanë nga dy rroga
"Kosova Sot"
OKB, PËRPLASJE E ASHPËR PËR VERIUN E KOSOVËS - Akuzat e presidentit serb u hodhën poshtë nga shefi i diplomacisë kosovare, Skëndr Hyseni.
Tituj të tjerë:
Mbi 260 milionë euro borxh në ATK
Kushtet njëherë, më pas vizat
Analizë - Të pastrohet veriu
Editoriali - Stabilizim-Asociimi, koha nuk pret
/s.s./