Patos: Sherr Mes Të Rinjve , Humb Jetën Një 17 Vjeçar
FIER, 7 Korrik / ATSH- Rr. Isufaj/.- Një 17 vjecar nga qyteti i Patosit ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar gjatë një sherri për motive te dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20;30 në lagjen "Naftëtari" të këtij qyteti.
Burimet zyrtare të policisë lokale thanë sot për ATSH se "Daniel Rrapushi, 17 vjeç, banues në qytetin e Patosit, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë, ndërsa shoku i tij, Rauf Bregu, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Fierit pas një grindjeje me një grup adoleshentësh".
Burimet policore thanë se kanë ndaluar shtetasit me inciale M.M 17 vjeç, C.P dhe S.N, nga 18 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim 17 vjeçarin M.F, po nga qyteti i Patosit si autorë te dyshuar për vrasjen e 17 vjeçarit Daniel Rrapushi dhe plagosjen e 18 vjeçarit R.Bregu.
Nga hetimet e para rezulton se sherri ka ndodhur për motive të dobëta./s.s./