Pd: Bashkia E Tiranes Ka Lene Ne Harresë Problemet E Komunitetit
TIRANE, 7 Korrik/ATSH/ . - Deputeti i Partisë Demokratike, Florian Mima, lëshoi sot akuza ndaj Bashkisë së Tiranës që, sipas tij, ka lënë në harresë zgjidhjen e problemeve të shumta të komunitetit.
Në një konferencë për shtyp, deputeti Mima tha se, "diten e djeshme, të gjithë pamë shfaqjen e radhës të dhënë nga kryetari i PS-99 dhe kryetari me korrespondencë i Bashkisë së Tiranes, që inauguroi disa panele diellore në një çerdhe të Tiranës dhe kjo shfaqje vjen pasi e gjithë Tirana, por veçanërisht zonat periferike te saj, ku bën pjesë dhe zona e "Ali Demit" dhe Shkoza, jetojnë në kushte që është pak të quhet e mjerueshme".
Sipas tij, "kjo zone me rreth 70 mijë banorë vuan mungesën e shkollave, kopshteve, të çerdheve, aty mungojne tregjet bashkiake dhe gjithcka tregtohet në rrugë. Nuk bëhet fjale për rrugë të shtruara apo trotuare të sistemuara. Hapësirat ndermjet pallateve kane vite qe jane shqyer e ndukur nga firmat e ndërtimti afer kryetarit, te cilat vec fitojne tenderat per sistemime, por kurrë nuk mbarojnë pune".
Sikurse u shpreh deputeti Mima, të gjitha këto janë punë komunitare dhe i takon pushtetit lokal të merret me to. "Ato janë të gjitha të zgjidhshme sikur të ekzistojë ndërgjegjia e shërbimit ndaj njerëzve të thjeshte dhe jo ajo e shërbimit ndaj klaneve e lobeve miliardere që kanë zaptuar PS e vërtete të idealeve socialdemokrate", tha Mima. /a.m//a.ke/