English

Pogradec: Vihet Nen Pranga Kryeplaku I Fshatit Ondisht Per Kultivim Te Bimeve Narkotike

POGRADEC, 7 korrik / ATSH- Behar Fejzulla /. - Kryeplaku i fshatit Ondisht i komunes Trebinjë në rrethin e Pogradecit u vu sot nën pranga nën akuzën për shpërdorim detyre. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë të Pogradecit, "Avni Ponçi, 52 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ondisht, me detyrë kryeplak i tij u arrestua, pasi në tokat e tij kishte mbjellë 25 rrënjë canabis sativa. Mbi të rëndon akuza "Shpërdorim i detyrës zyrtare dhe kultivim i bimëve narkotike". Po në fshatin Ondisht, ditën e mërkurë policia arrestoi edhe baorin tjetër të fshatit, Erion Hyka, 24 vjeç, pasi kishte mbjellë 42 rrënjë canabis sativa, por ai do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire për shkak se eshte invalid i grupit të parë. Nën pranga ra edhe Mevlan Xhika, 52 vjeç, banor i këtij fshati që kishte mbjellë 28 rrënjë canabis sativa. Sipas policisë, bimët narkotike u shkulën dhe u sekuestruan si provë materiale. Eshtë rasti i tretë që policia e Qarkut të Korçës gjatë dy javëve të fundit kryen arrestime për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. /a.ke/
KOMENTE