English

Qeveria shkarkon kryekomunarin e Kolshit në Kukës

Tiranë, 7 Korrik, NOA – Shkeljet e rënda të ligjit, e kanë detyruar qeverinë që të marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të kryekomunarit të Kolshit në rrethin e Kukësit, Abedin Uruçi.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të Këshillit të Ministrave, sipas të cilave “në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, është marrë vendimi për ta larguar nga posti këtë përfaqësues të qeverisjes vendore.

Ndërkaq, propozimi për këtë shkarkim mësohet se është dhënë nga ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, ndërsa Këshilli i Ministrave e argumenton konkretisht aktin në fjalë se “shkarkimi i z. Abedin Uruçi nga detyra e kryetarit të komunës Kolsh, të qarkut të Kukësit, bëhet për shkelje të rënda të ligjit”.

n.e/NOA

KOMENTE