English

Rasmussen Kritikon Qëndrimin E Be-Së Ndaj Turqisë

KOPENHAGË, 7 korrik /ATSH-MIA/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen kritikoi sot në median daneze sjelljen e padrejtë të BE-së ndaj Turqisë dhe konkretisht mungesën e vullnetit të shprehur nga ana e Unionit për t'i dhënë më shumë ndikim Ankarasë. "Me rëndësi të veçantë është ruajtja e partneritetit me Turqinë jo vetëm me NATO-n, ku ajo është aleate shumë e respektuar, por edhe me BE-në", theksoi Rasmussen për gazetën daneze "Politiken". Ish-kryeministri danez i bëri thirrje BE-së të mbajë qëndrime pragmatike për të përmirësuar sjelljet me Turqinë. Rasmussen këmbëngul që BE-ja ta zgjidhë çështjen për pjesëmarrjen e Turqisë në Agjencinë Evropiane për Mbrojtje dhe t'u japë turqve ndikim më të madh në operacionet ushtarake nën komandën e Unionit, në të cilën ata marrin pjesë. Ai kujtoi se Turqia ka kontingjentin e dytë për nga madhësia në Bosnjë, në kuadër të një misioni të kryesuar nga BE-ja, por nuk merr pjesë në miratimin e vendimeve, që i interesojnë këtij misioni. "Kjo është e padrejtë. BE-ja duhet të dërgojë sinjal të qartë se Turqia ka vendin e saj në klubin e vendeve perëndimore", theksoi Rasmussen./ a.jor.
KOMENTE