English

Shba - Pelosi I Kërkon Kinës Angazhim Në Dialog Me Dalai Lamën

UASHINGTON, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Senatin amerikan, Nancy Pelosi i kërkoi Kinës, me rastin e 75 vjetorit të Dalai Lamës, të angazhohet në bisedime "serioze" me liderin shpirtëror budist, të cilin ajo e cilësoi si "njeri të paqes dhe maturisë". "Shenjtëria e tij ka shprehur vullnetin për të vizituar Kinën dhe për dialog direkt me zyrtarët e lartë vendas. Këndvështrimi im që uroj shumë të ndodhë është që Kina të nisë një mesazh të qartë ku të ftohet Shenjtëria e tij në Kinë për bisedime të rëndësishme", u shpreh Pelosi përmes një deklarate. Nancy Pelosi, e njohur për kritikat e saj ndaj Pekinit lidhur me të Drejtat e Njeriut në vend, u shpreh se kishin ardhur kohë të ''matura për zgjidhjen e çështjes'' së Tibetit. "Një marrëveshje që mund të arrihet përmes negociatave do të garantojë stabilitet të brendshëm në Tibet dhe do të jetë provë dhe do të dëshmojë në favor të Kinës në arenën botërore", theksonte Pelosi./ /i.p/
KOMENTE