Shkoder: Elion Unori I Vllaznise, Fitues I "Steka E Arte 2010"
SHKODËR, 7 Korrik/ATSH-G. Marku/- Në përfundim të Kupës së Shqipërisë në bilardo, lojtari i Vllaznisë, Elion Unori u shpall fitues i "Stekës së Artë 2010".
"Steka e Artë 2010" e organizuar nga Federata Shqiptare e Bilardos në bashkëpunim me shoqatën e bilardos "Alfred Ashiku" në Shkodër dhe bashkinë, me mbështetjen e Ministrisë së Sportit, mblodhi lojtarët dhe sportdahësit e këtij sporti në sheshin përpara teatrit Migjeni ku ishte ngritur arena.
Në garë ishin 16 bilardistë të disiplinës 9, përfaqësues të ekipeve të Vllaznisë, Tiranës dhe Malësisë së Madhe. Në përfundim të aktivitetit, vendin e parë dhe fitues i kupës "Steka e Artë 2010" u shpall bilardisti i Vllaznisë Elion Unori, i cili mundi në finale me rezultatin e ngushtë 5 me 4 rivalin e tij nga Tirana Ylber Ismaili
Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku u shprehy i kënaqur jo vetëm për luftën e fortë sportive nga ndeshja në ndeshje, por edhe masivitetin në këtë sport./n.m/