English

Shtohen aksionerët për tubacionin Trans-Adriatik të gazit përmes Shqipërisë

Romë, 7 Korrik, NOA – Tubacioni 520 kilometra i gjatë i cili do të sigurojë transportin e gazit nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe përtej detit Adriatik, në jug të rajonit të Pulias në Itali, për të vijuar më tej në Evropën Perëndimore, duket se do të nisë së shpejti rrugën e ndërtimit të tij.

Lajmi konfirmohet nga projektuesit e tij, të cilët kanë njoftuar edhe bashkimin me të, të dy kompanive të tjera, EGL dhe Statoil, për ndërtimin e tubacionit të Trans-Adriatikut (TAP).

Projekti synon në rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe diversifikimin e furnizimeve të gazit për tregun evropian, duke hapur një të ashtuquajtur korridor jugor i gazit në Evropë dhe dalje të tregut për gazin natyror nga deti Kaspik dhe rajoni i Lindjes së Mesme.

Projekti është i dizenjuar për të zgjeruar kapacitetin e transportit 10-20 bcm në vit varësi të xhiros. Gjithashtu, projekti TAP parashikon edhe zhvillimin e strukturave të ruajtjes së gazit natyror në Shqipëri të mëtejshme për të garantuar sigurinë e furnizimit me furnizimet me gaz gjatë ndërprerjeve operacionale.

Drejtori menaxhues i TAP, Kjetil Tungland komentoi se kemi shënuar një rekord të fortë në rrugën e zhvillimit të suksesshëm të projekteve të gazit dhe projekti i ri, do të vazhdojë të ecë përgjatë saj.

n.e/NOA

KOMENTE