English

Soft News - Be U Kërkon Evropianëve Të Harrojnë Krizën Ekonomike Dhe Të Hanë... Mollë!

BRUKSEL, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Të shqetësuar në lidhje me mirëqënien e evropianëve në periudhën e krizës ekonomike, Komisioni Evropian i ka ftuar sot ata që të hanë dy mollë në ditë për të reduktuar përqindjen e tyre të kolesterolit, pasi t'i kenë larë me ujë të ngrohtë për t'u hequr bakteriet. Me dy mollë të gjelbërta në dorë, zëdhënësi i komisionerit të ngarkuar për Kërkime, Geoghegan-Quinn e vlerësoi këtë zbulim të realizuar nga një organizëm evropian, Isafruit, përfitues i një financimi komunitar prej 13,8 milionë eurosh për fillimin e punimeve. ''Të hash dy mollë në ditë, vetëm 300 gramë, ndihmon në reduktimin e të paktën 10 për qind të kolesterolit'', theksoi ai. ''Të lash mollët për 40 sekonda në ujë me temperaturë 50-52 gradë Celsius mundëson përveç të tjerash reduktimin e mykut me 80 për qind dhe eleminon të gjithë agjentët patogjen si salmonela dhe listeria'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE