Strasburg - Fule: Be-Ja Mbështet Kosovën Pavarësisht Qëndrimeve Të Ndryshme Për Pavarësinë E Saj
STRASBURG, 7 korrik /ATSH-MIA/ - Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule deklaroi sot në Parlamentin Evropian se, edhe pse vendet anëtare të BE-së kanë pikëpamje të ndryshme ndaj pavarësisë së Kosovës, të gjitha vendet e Unionit janë të bashkuara në përpjekjet për përmirësimin e situatës në terren.
"Edhe Parlamenti Evropian është i përkushtuar ndaj mbështetjes evropiane të Kosovës si dhe të rajonit në tërësi. Cilido qoftë përfundimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, jam i sigurt se BE-ja do të vazhdojë të punojë me Prishtinën", deklaroi Fule në debatin parlamentar për projektrezolutën për Kosovën dhe Shqipërinë.
Ai theksoi se është i domosdoshëm integrimi i personave të shpërngulur duke shtuar se
KE-ja ishte në kontakte intensive me Prishtinën rreth kësaj çështjeje./
a.jor.