Suedi - Ministri I Punës Jep Dorëheqjen Për Mbrojtjen E Fëmijëve Të Tij Nga Mediatizimi
STOKHOLM, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri suedez i Punës, Sven Otto Littorin njoftoi sot dorëheqjen e tij duke e justifikuar me nevojën për të mbrojtur fëmijët e tij nga mediatizimi për luftën që ndërmori kundër ish-bashkëshortes përsa i përket kujdestarisë së tyre.
"Është e qartë se beteja me ish-bashkëshorten do të vazhdojë dhe është e dukshme që unë nuk mund të vazhdoj të luaj rolin tim në ministri'', deklaroi Littorin për shtypin.
Littorin, i cili mbante postin e ministrit të Punës në qeverinë e Fredrik Reinfeldt që prej fitores së qendrës së djathtë në zgjedhjet legjislative të vitit 2006, u divorcua më 2007 dhe peripecitë e ndarjes së tij janë mediatizuar shumë, veçanërisht përsa i përket pensionit ushqimor dhe kujdestarisë së tre fëmijëve.
''Fëmijët e mi dhe e fejuara ime nuk janë persona publikë. Ata kanë të drejtë të kenë jetë private'', theksoi ai, sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT.
Reinfeldt theksoi se e kishte pranuar dorëheqjen e Littorinit./
/ec/ a.jor.