English

Tadiç Në Vizitë Zyrtare Në Malin E Zi

BEOGRAD, 7 korrik /ATSH-Tanjug/ - Presidenti serb, Boris Tadiç do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Malin e Zi, njoftoi sot zyra e tij e shtypit. Media malazeze e ka përshkruar këtë vizitë si shumë të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pritet që Tadiç të takohet me presidentin malazez, Filip Vujanoviç dhe kryeministrin Milo Gjukanoviç./ a.jor.
KOMENTE