English

Tronditen prindërit, fëmijët trajtohen si qentë në mencën e kopshtit

Francë, 8 Korrik NOA - Fëmijët trajtohen si qentë nga kuzhinierët e një mence. Gjithçka ka ndodhur në Francë, në qytetin e vogël të Venansault te një qendër për mbajtjen e përkohshme ditore të fëmijëve - kopsht.

Kuzhinieri, i ndikuar nga sjellja e disa djemve midis moshës 8 dhe 11 vjeç – ka detyruar dhjetë prej tyre të gjunjëzoheshin dhe i ka detyruar që si qentë, të shkonin për të marrë ushqimin e tyre.

“Keni trajtuar personelin si qentë dhe tani do të hani si qentë”, - u deklaroi kuzhinieri. Një dënim i cili nuk u kishte pëlqyer aspak prindërve të fëmijëve që demaskuan para pak orësh në media këtë ngjarje te ndodhur ne kopshtin qe ju dalloni ne foto.

r.b/NOA

KOMENTE