English

Uashingtoni Kërkon Hetime Të Shpejtë Të Spiunëve Të Dyshuar Rusë Dhe Dëbimin E Tyre

UASHINGTON, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Uashingtoni kërkon një përfundim sa më të shpejtë të procesit gjyqësor të të dyshuarve për spiunazh në përfitim të Rusisë duke kryer një gjykim të shpejtë para dëbimit të tyre, njoftoi e përditshmja ''New York Times'', ndërkohë që tre prej tyre duhet të dilnin sot para drejtësisë. ''Ideja e qeverisë ishte arritja e një marrëveshjeje me të dyshuarit që të pranojnë fajësinë në këmbim të akuzave më pak të rënda dhe më pas të dëbohen drejt Rusisë ose në vende të tjera'', sipas të përditshmes që citon burime të afërta të kësaj çështjeje. Sipas të përditshmes ''The New York Times'', zyrtarët amerikanë nisën negociatat me avokatët e 10 të dyshuarve të arrestuar në SHBA, disa prej të cilëve rrezikojnë të marrin një dënim që arrin deri në 25 vjet burg. Kjo zgjidhje do të ishte avantazh për të kënaqur Moskën dhe Uashingtonin nëse dy vendet kanë siguruar se kjo çështje nuk kishte ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve të dy vendeve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE