Tiranë, 7 korrik, NOA – Për të fituar para mund të vjedhësh edhe kabllo elektrike nëpër shtylla, dhe t’i shesësh më pas për hekur.
Nuk është e panjohur edhe në vendin tonë kjo vepër penale, që ka hedhur në pranga të policisë, së fundmi edhe dy banorë të Tiranës.
Me ç’duket qytetarë të ndryshëm e kanë gjetur si mundësi mbijetese dhe përfitimi të ardhurash.
Sikundër bën të ditur policia, oficerët e Komisariatit nr.4 në kryeqytet kanë arrestuar në flagrancë 57 vjeçarin nga Tirana, Lulzim Hysni Dardha dhe 53 vjeçarin Gëzim Dylber Koçi.
Dy të arrestuarit u kapën në flagrancë teksa prisnin kabllo elektrike në këtë zonë të Tiranës.
Ndërkohë që policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për të miturin 15 vjeçar, me iniciale M.D.
I mituri është është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, me një sasi kabulli elektrik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të tre vjedhësve të kabllove elektrikë është ngritur padia e vjedhjes në bashkëpunim, që po ndiqet nga prokuroia e Tiranës.
mit/NOA