English

Vranë me thikë 17-vjeçarin dhe plagosën rëndë një tjetër, kapen 3 të dyshuarit

Patos, 7 Korrik, NOA – Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tre persona dyshohen se kanë vrarë dje me thikë për motive të dobëta një 17-vjeçar në qytetin e Patosit, ndërsa kanë plagosur një tjetër, i cili aktualisht rezulton jashtë rrezikut për jetën.

E si rezultat i një pune intensive nga forcat e policisë së Fierit, sot konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA se që të tre këta persona janë mundur të arrestohen në flagrancë prej tyre.

Konkretisht, raportohet se ata janë që të tre dhe banues në Patos, përkatësisht me inicialet M.M, 17-vjeç; S.P, 18-vjeç dhe një tjetër 18-vjeçar me inicialet S.N.

Ndërkaq, mësohet se është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e një personi të katërt me iniciale M.P, 17-vjeç, i cili rezulton të jetë gjithashtu i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë që u shoqërua me një viktimë dhe një të plagosur rëndë.

Konkretisht, arrestimi i të lartpërmendurve u bë sepse dje në orët e mbrëmjes në qytetin e Patosit kanë vrarë me thikë 17-vjeçarin me inicialet D.RR., ndërsa i plagosuri rezulton të mbajë inicialet R.B.

Materialet rreth tyre do t’i kalojnë prokurorisë së Fierit për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Plagosje e rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim”, të parashikuara nga nenet 76, 88 dhe 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE