English

Zbulohet skandali, bordello e maskuar si qendër kulturore (VIDEO)

Torino, 8 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Dymbëdhjetë milionë euro për dy orë nuk ishin shumë për klientët e kësaj bordelloje luksoze në qytetin verior të Torinos. Madje, në mur ishte një shënim tepër i qartë për klientët ku thuhej, “Mos humbni kohën me biseda, pasi çmimi nuk ndryshon”.

Nuk ishin vetëm vizitorët e saj të cilët ishin në dijeni të identitetit të vërtetë të këtij vendi pasi dhe banorët ishin të vetëdijshëm se ajo nuk ishte një qendër kulturore.

Midis maskave veneciane, riprodhimeve të veprave të famshme të artit dhe pasqyrave të çdo lloji, qëndronin vajzat joshëse, pothuajse të gjitha nga Evropa Lindore. Ato, diskutonin për artin dhe kulturën, por totalisht të një tjetër lloji ishin diskutimet sepse nisnin dhe mbaronin tek seksi.

Pronarët e kësaj qendre kulturore të rreme janë arrestuar të gjithë dhe kjo pas provave që grumbulluan autoritetet në sajë dhe të deklaratave të klientëve të qendrës.

Policia në Torino ka publikuar gjithashtu dhe një video në të cilën tregohet se kjo ka qenë një shtëpi e vërtetë publike.

“Eyes Wide Shut” ishte emri i këtij operacioni policor. Kështu, agjentët vendosën këtë emërtim në bazë të ngjashmërisë me filmin e famshëm erotik të Stanley Kubrick.

r.b/NOA

Shikoni pamjet filmike që publikoi Policia: {youtube}FVb9CujVLT8{/youtube}

KOMENTE