Abbas Pret Sinjale Nga Izraelitët Para Fillimit Të Negociatave Të Drejtpërdrejta Për Paqe
ADDIS ABEBA, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas deklaroi sot se ishte në pritje të sinjaleve izraelite përsa i përket çështjeve të sigurisë dhe kufijve para se të pranonjë një rifillim të negociatave të drejtpërdrejta për paqe kërkuar dhe nga presidenti amerikan, Barack Obama.
"Ne jemi të gatshëm të nisim diskutimet e drejtpërdrejta nëse ne marrim sinjale nga izraelitët për dy çështje, kufijtë dhe sigurinë'', deklaroi Abbas gjatë një vizite zyrtare në Etiopi.
"Ne u kemi paraqitur propozimet tona amerikanëve dhe izraelitëve dhe jemi në pritje të reagimin izraelit", shtoi Mahmud Abbas në një konferencë shtypi pas një takimi në Addis Abeba me kryeministrin etiopian, Meles Zenawi.
Presidenti amerikan, Barack Obama kërkoi dje një rifillim të negociatave për paqe deri në fund të muajit shtator mes palestinezëve dhe Izraelit gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu./
/ec/ a.jor.