English

Arben Malaj: Qeveria dështoi në bregdet (VIDEO)

Tiranë, 8 Korrik, NOA – Ngjarjet e ndodhura në Ksamil, Vlorë e Hamallaj të Durrësit, ku qytetarët u konfliktuan dhe u përleshën me policët në mbrojtje të objekteve që donin t’ua shembnin, tregojnë dështimin e qeverisë Berisha.

Këtë fakt e ka pohuar gjatë seancës plenare të sotme, deputeti socialist Arben Malaj, sipas të cilit prishjet në Ksamil, Vlorë, Hamallaj do tregojnë se boja e përdorur për të njollosur fasadën e shtetit ligjor do mbetet vetëm një fasadë e shëmtuar.

Sipas tij, askush nuk do t’ia dalë dot që të dalë mbi qytetarët dhe të drejtën e tyre.

Duke iu referuar aksionit të fundit policor, për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, deputeti Arben Malaj tha se ai ishte i padrejtë, edhe për më tepër ngaqë ndërmerret në fillim të sezonit turistik, duke i ulur shumë pikë atij.

n.e/NOA

{youtube}Kfuxhgp0CKs{/youtube}

KOMENTE