English

Asamble dhe orkestra, si muzika po gjallëron Sarandën

AMC mbështet Festivalin e pestë të Bandave Frymore

Sarandë, 8 Korrik 2010 NOA - Plot 20 orkestra dhe ansamble kanë disa ditë që gjallërojnë rrugët e Sarandës. Janë të gjitha orkestra të veglave frymore nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit, që marrin pjesë në Festivalin e pestë të Bandave Frymore. Muzikantë nga Tirana, Shkodra, Korça, Vlora, Fieri, Elbasani, Saranda, banda e ushtrisë, si dhe të ftuar nga Greqia, FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) dhe Italia, interpretojnë çdo ditë për vendasit dhe turistët.

AMC e ka përqafuar menjëherë idenë e këtij festivali dhe e ka mbështetur çdo vit. AMC, si kompani që i kushton përherë vëmendje artit dhe kulturës, fton këdo që ka mundësi të jetë në Sarandë këto ditë, të marrë pjesë në koncertet e mrekullueshme.

Instrumentistët e festivalit interpretojnë në ambiente të hapura, në sheshet dhe rrugët kryesore të Sarandës, në mënyrë që kushdo të ketë mundësi të shijojë kryeveprat e interpretuara prej tyre.

Ky festival është një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në jug të vendit gjatë muajve të nxehtë.

Ai është shndërruar në traditë për Sarandën turistike dhe reputacioni i tij i ka kaluar kufijtë e vendit.

Banorët dhe pushteti vendor shprehin gëzim për zhvillimin e këtij aktiviteti. Të gjithë ata që janë të përfshirë në festival po përpiqen ta kthejnë në një aktivitet të përvitshëm e jetëgjatë.

b.b/r.n/NOA

KOMENTE