English

Axhenda Ndërkombëtare 8 Korrik 2010

----------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- JOHANESBURG - Përgatitjet e fundit për vendin e tretë mes Uruguajit dhe Gjermanisë të shtunë në orën 18:30 në Port-Elizabeth dhe kryesisht për finalen mes Holandës dhe Spanjës në Johanesburg. HAVANA - Qeveria kubaneze dotë lirojë 52 të burgosur politikë sipas Kishës Katolike, gjë që përbën një nga lirimt më të rëndësishme të të burgosurve politikë që prej dsa itesh në ishullin komunist. TË TJERA --------------- NJU JORK - Rusia parashikon të lirojë një ekspert rus për armatimet i akuzuar për spiunazh në përfitim të amerikanëve në këmbim të anëtarëve të një rrjeti agjentësh rusë të arrestuar në fund të muajit qershor në SHBA ku ata dyshohen për spiunazh për Kremlinin. PARIS - Ndjekje e krizës që preku presidentin francez, Nicolas Sarkozy dhe qeverinë e tij për dyshimet për konflikt interesi, evazion fiskal dhe financim politik të paligjshëm. THEODORE (SHBA) - Konferencë shtypi e admiralit, Thad Allen, i ngarkuar për koordinimin e luftës kundër ndotjes nga nafta të Gjirit të Meksikës. NJU JORK - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu mban një fjalim para qendrës së reflektimit amerikan. KANSAS CITY (SHBA) - Presidenti amerikan, Barack Obama vazhdon turneun për mbrojtjen e politkës ekonomike ndërkohë që rritja ekonomike ka dhënë shenja ngadalësimi në SHBA dhe papunësia mbetet ende e lartë. ATHINË/LISBONE - Ndjekje e grevës në Evropë kundër masave shtrënguese ekonomike. ABUXHA - Samit i vendeve myslimane në zhvillim të D8 (Bangladesh, Egjipt, Indonezi, Iran, Malaisi, Nigeri, Pakistan, Turqi), ku merr pjesë dhe presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad./ /ec/ a.jor.
KOMENTE