Tiranë, 8 korrik, NOA – Kryeministri Sali Berisha, përshëndeti sot në seancën plenare të kuvendit miratimin e rezolutës për Shqipërinë.
“Mund të themi se sot shqiptarët kanë qenë më të pranishëm se kurrë në Parlamentin Evropian, ndaj përshëndes mbështetjen që PE i jep procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, dhe heqjes së vizave afatshkurtra për shqiptarët”, deklaroi kryeministri Berisha.
Miratimi i kësaj rezolute nënvizoi kreu i mazhorancës, përben mbështjen më historike dhe vlerësimin ndaj rezultateve të reformave të rëndësishme, që e kanë bërë demokracinë tonë funksionale, ekonominë tonë të jetë funksionale, si dhe vlerëson Shqipërinë si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon.Kryeministri garantoi europarlamentarët se do të ndërmarrë çdo reformë për të siguruar integrimin e vendit duke përmbushur kështu edhe kërkesat që i adreson kjo rezolutë qeverisë shqiptare.
{youtube}Bk8mQpIn9mA{/youtube}
Kryeministri Berisha, i kërkoi opozitës të shqyrtojë të gjitha materialet zgjedhore të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe të përgatisë amendamentet për zgjedhjet e ardhshme.
“PE, kërkon duke iu referuar kërkesës së opozitës, hetimin e materialeve të votimit duke e përcaktuar këtë si objekt hetimi të komisionit parlamentar si dhe hartimin e amendamenteve për zgjedhjet e ardhshme”, theksoi kreu i qeverisë.
Berisha i bëri thirrje opozitës të nisin menjëherë shqyrtimin e materialeve të votimit, si një detyrim moral të mazhorancës ndaj opozitës, dhe gjithashtu edhe një e drejtë ligjore e çdo deputeti për të parë materialet e votimit.
Rezoluta e PE-së kërkon gjithashtu që në mënyrë që opozita të ketë vendin e saj dhe unë garantoj se do respektoj rolin tuaj në parlament dhe se çdo ligj me 3/5 mazhoranca është e gatshme t’ia ofrojë inisiativën e propozimit opozitës.
“Në përputhje me këtë rezolutë të ulemi bashkërisht, të punojmë në komision dhe të tregojmë pjekurinë tonë politike, që ëndrra evropiane e shqiptarëve të realizohet”, deklaroi kryeministri Berisha në foltoren e Parlamentit.
mit/NOA
{youtube}bW0WtmwGwUQ{/youtube}