English

Bode opozitës: Rritja e pagave e pensioneve, sa vitet së bashku kur ju qeverisët

Tiranë, 8 Korrik, NOA – “Rritja e pagave dhe pensioneve që ne realizuam ka qenë sa të gjitha ato që keni realizuar juve në qeveritë tuaja”.

Me këto fjalë iu është kundërpërgjigjur akuzave të mbërritura në seancë plenare nga ana e deputetëve socialistë, ministri i Financave Ridvan Bode, sipas të cilit opozita duhet ta përshëndesë rritjen e pagave dhe pensioneve që ka ndërmarrë qeveria dhe jo t’i kundërvihet me keqdashje asaj.

Sipas tij, rritja e pagave dhe pensioneve të realizuara nga qeveritë e mëparshme socialiste, nuk e kanë kaluar ndonjëherë kufirin prej 6 përqind, e thënë konkretisht në lekë, vetëm 200 të vjetra.

Ndërsa kjo rritje për ministrin e Financave, që është realizuar nga qeveria Berisha, duhet përshëndetur pasi ajo e kapërcen indeksimin e inflacionit dhe arrin deri në kufijtë prej 10 përqind, në një kohë kur sipas tij, bota është zhytur në një krizë të thellë financiare... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE