Durres: Kthjellohet Moti, Kushte Detare Te Favorshme Per Lundrim
DURRES, 8 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Moti i kthjellët dhe kushtet e mira detare do të shoqërojnë sot situatën metereologjike në rajonin e Durrësit, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit më të madh të vendit.
Sipas të njejtave burime, tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, janë ankoruar në kalatat përkatëse që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pasdite pritet të mbërrijnë edhe tragete me udhëtarë dhe kamionë, te cilet jane shtuar ne grafiket e lundrimit per shkak te sezonit veror.
Kushtet mjaft të mira detare kanë nxjerrë në lundrim mbi 35 motopeshkatore, të cilat këto ditë kanë vijuar normalisht gjuetinë nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri, u shprehën burimet e kapitenerisë.
Era me force 2-3 sot do të fryjë nga jugperendimi pa shkaktuar vështirësi në përpunimin e anijeve me mallra në kalatat e portit më të madh të vendit, ndërsa sipas parashikimeve sinoptike nuk priten ndryshime te dukshme te kushteve te motit gjatë 24 orëve të ardhshme, perfunduan burimet e kapitenerise. /a.ke/