English

Durrës: Nje Kamioni I Vjedhur Në Afrikën E Jugut Sekuestrohet Pas 22 Vitesh

- Soft News- DURRËS, 8 Korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Forcat e policisë kufitare të Durrësit kanë sekuestruar një kamion, i cili ishte vjedhur në Afrikën e Jugut , 22 vite më parë. Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur për ATSH-në se procedura e sekuestrimit ka nisur kur 40-vjeçari S. A. nga Bulqiza kishte kërkuar në sportelin përkatës të portit të Durrësit një leje qarkullimi provizore në bazë të praktikës së zhdoganimit. Sipas burimeve, pas verifikimeve të kryera në sistemin e kontrollit TIMS ka rezultuar se kamioni tip Fiat, me targë MN 240593, që kishte mbërritur me traget disa ditë më parë, ishte vjedhur në Afrikën e Jugut në janar të vitit 1988. Prokuroria e Durrësit do të hetojë më tej për rastin, ndërsa ndaj 40-vjeçarit nga Bulqiza ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për trafik të mjeteve motorike. /s.s./
KOMENTE