Londër, 9 Korrik, NOA -Janë paraqitur në gjykatë duke qeshur Paige Sharp e Danielle Sinclair, 16 e 17 vjeçe. Vajzat janë cilësuara “sadiste” nga mediat britanike pasi ështe zbuluar se djali ishte me të meta mendore. Të dyja, pasi e kanë joshur e kanë çuar të riun, në banesën e tij në Arbroath, pranë Dundee, e kanë fyer dhe goditur me grusht në fytyrë, e më pas e kanë sulmuar me një fshesë korenti duke dashur “ti thithin” më parë sytë e pastaj organin gjenital. Të tre, sipas asaj që është zbuluar deri më tani gjatë gjyqit, kishin përdorur një lloj droge e ngjashme me drogën “meow-meow”: një droge e re sintetike e përdorur nga të rinjtë në Britaninë e madhe pasi kanë zbuluar se mund ta blejnë ligjërisht në internet.
Vajzat janë mbrojtur duke thënë se 21 vjeçari ishte përpjekur që të ngacmoje një nga ato, dhe reagimi i tyre kishte qenë i tillë nga zemërimi, por i riu, i ka mohuar akuzat. Avokati mbrojtës i një prej dy vajzave e ka cilësuar sulmin "të pështirë", duke shtuar se klientja e tij "ndihet keq për atë që bëri”.a.e./NOA