English

Ekon - Fmn Pret Një Rritje Globale Të Ekonomisë Prej 4,5 Për Qind Në 2010-N

HONG KONG, 8 korrik /ATSH-MIA/ - Ekonomia globale do të rimëkëmbet më shpejt nga sa pritet, por megjithatë ekzistojnë disa rreziqe financiare fillimisht për shkak të problemeve me borxhet e disa vendeve evropiane, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij më të ri për perspektivat e ekonomisë globale. Në dokumentin e publikuar sot në Hong-Kong, parashikohet rritje e ekonomisë globale gjatë vitit 2010 prej 4,5 për qind. Ky parashikim për rritjen ekonomike është 0,4 për qind më shumë nga parashikimi paraprak i FMN-së publikuar në muajin prill./ a.jor.
KOMENTE