English

Ekon - Itali - Qeveria Kërkon Një Votëbesim Për Planin Shtrëngues Ekonomik

MILANO (Itali), 7 korrik /ATSH-AFP/ - Qeveria e djathtë e Silvio Berlusconit njoftoi sot se do të kërkonte një votëbesim përsa i përket planit shtrëngues ekonomik që ngjalli reagime të ashpra në vend. "Buxheti do të bëhet objekt i një kërkese besimi sepse ai përbën një mekanizëm themelor për stabilitetin financiar të vendit tonë'', theksuan kryeministri Silvio Berlusconi dhe ministri i Ekonomisë, Giulio Tremonti në një komunikatë të përbashkët. Ky vendim u kritikua menjëherë nga opozita e majtë. Plani shtrëngues ekonomik duhet të miratohet nga Parlamenti, ku qeveria ka pjesën më të madhe të deputetëve, para fundit të muajit korrik./ /ec/ a.jor.
KOMENTE