English

Ekon - Marrëveshje Shba-Be Kundër Financimit Për Terrorizmin

STRASBURG (PE), 8 korrik /ATSH-AFP/ - Parlamenti Evropian ka miratoi sot një marrëveshje të shumëpërfolur mbi luftën kundër financimit të terrorizmit, fakt që i mundëson BE-së të rekomandoi dhe transmetoi të dhënat bankare të shtetasve evropianë drejt SHBA-së. Marrëveshja u miratua me 484 vota pro, 109 kundër dhe 12 abstenime gjatë një votimi në një seancë plenare të parlamentit në Strasburg. Marrëveshja do t'i mundësojë Departamentit amerikan të Thesarit, duke filluar nga 1 gushti, të ketë akses mbi të dhënat financiare të 8 000 institucioneve dhe bankave të 200 vendeve të drejtuara nga shoqëria ''Swift'', me seli në Bruksel. Këto transferta që përfshijnë të dhëna bankare të shtetasve të BE-së, u pezulluan nga muaji shkurt, pas refuzimit nga eurodeputetët të një projekti të ri, sepse ata konsideruan të pamjaftueshme garancitë të ofruara nga Uashingtoni, për mbrojtjen e të dhënave private./ /i.p/
KOMENTE