Eurodeputetët Miratojnë Krijimin E Shërbimit Diplomatik Të Be-Së
STRASBURG, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Parlamenti evropian i hapi dritën e gjelbërt krijimit të një shërbimi diplomatik të BE-së që ka si qëllim të ndihmojë evropianët të kenë zërin e tyre në skenën ndërkombëtare, pas disa muajsh negociatash.
Grupet kryesore politike dhanë mbështetjen e tyre për krijimin e shërbimit evropian për veprimet e jashtme që do të mbledhë rreth 6 000 funksionarë, diplomatë dhe ekspertë në Bruksel dhe në ambasadat e huaja.
"Evropa ka nevojë për një shërbim evropian për veprime të jashtme (SEAE) për të ndërtuar një politikë të huaj më të fortë. Ka ardhur koha për të na dhënë mjetet e nevojshme për të realizuar ambiciet tona.
''Ka ardhur koha për të angazhuar personat e duhur në realizimin e punëve të nevojshme'', theksoi shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton./
/ec/ a.jor.