English

Fondacioni 'Hans Siedel' Dhe Csu E Bavarisë, Një Mik Dhe Aleat Nga Më Të Rëndësishmit Në Evropë

- Kryeministri Berisha priti zv/presidenten e Fondacionit 'Hans Siedel', Ursula Mannle - TIRANE, 8 Qershor/ATSH/.-Kryeministri Berisha vlerësoi sot bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Fondacioni 'Hans Siedel' dhe CSU (Bashkimi Kristian Social) i Bavarisë i kanë dhënë Shqipërisë, qeverisë shqiptare dhe Partisë Demokratike, gjatë gjithë këtyre viteve, duke përbërë një mik dhe aleat nga më të rëndësishmit në Europë. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se znj. Ursula Mannle, zv/presidente e Fondacionit 'Hans Siedel', gjatë takimit me Kryeministrin Berisha vlerësoi arritjet dhe progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka bërë vitet e fundit, në shumë fusha, në veçanti në fushën ekonomike, në procesin e integrimit dhe në fushën e sigurisë, duke përshëndetur arritjen madhore të vendit, anëtarësimin në NATO. Znj. Mannle i shprehu Kryeministri Berisha mbështetjen e plotë dhe dëshirën për të vazhduar në të ardhmen bashkëpunimin e shkëlqyer. /s.s./
KOMENTE