English

Gjirokaster: Policia Ndalon Dy Vjedhes

GJIROKASTËR, 8 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot në dy aksione të ndryshme, dy shtetas për vjedhje. Burime policore bene te ditur për ATSH-në se "Stelio B., 18 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, akuzohet për vjedhjejen e kaldajes në konviktin e shkollës pedagogjike "Pandeli Sotiri. Ndërsa, Françesko Kasaj, 31 vjeç, nga fshatin Zhepovë (Përmet) në tentativë për të vjedhur një banesë, ka kanosur për vdekje të zotin e shtëpisë". Policia tha se Stelio B. u ndalua në banesën e tij, ndërsa Kasaj u ndalua 5 km larg vendngjarjes. /a.ke/
KOMENTE