English

Gjykata E Lartë/Kuvendi Miraton Kandidatin Medi Bici, Ndërsa Rrëzon Sokol Çomon

TIRANË, 8 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Kuvendi miratoi sot me 71 vota dhënien e pëlqimit ndaj kandidaturës të Medi Bicit për anëtar te Gjykatës së Lartë, ndërsa rrëzoi me 64 vota kandidaturën e Sokol Çomos. Para votimit të kandidaturave, deputeti Fatmir Xhafaj, në emër të grupit parlamentar socialist lidhur, theksoi se procesi për votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë është i papranueshëm dhe i montuar politikisht, që cënon integritetin e trupës gjyqësore. Pas këtij qëndrimi deputetët socialistë u larguan nga seanca plenare. Me pas sipas rregullores së Kuvendit, deputetët e maxhorancës votuan nominalisht në mënyrë të hapur dekretet presidenciale për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Deputetët miratuan me diskutime të gjata dhe projektligjet "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin", "Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.091, datë 5.3.2009, "Për auditimin ligjor, organizativ e profesionist të ekspertit kontabël të rregjistruar dhe kontabilistit të miratuar", Aktin Normativ nr. 2 datë 16.06.2010, "Për një shtesë në ligjin nr. 7746, datë 28.07.1995, "Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)", të ndryshuar" dhe kalendarin tre javor për periudhën 5-22 korrik 2010./s.s./
KOMENTE