Tiranë, 8 Korrik, NOA – Tallja më e madhe që ka bërë kryeministri Sali Berisha gjatë periudhës së fundit është ajo e rritjes së pensioneve, ku nuk është e vërtetë se ka ndonjë lek rritje.
Kështu është shprehur gjatë seancës së sotme plenare, deputeti socialist Ilir Beqja, sipas të cilit, qeveria e koalicionit për integrim premtoi se nuk do të ketë asnjë pension nën 100 dollarë në vend, por realisht më i ulëti shkon 78-80 dollarë, edhe këta të qytetit, pa përmendur pensionin e fshatit.
“Energjia dhe uji janë shtrenjtuar dhe me rritjen e çmimit të tyre nuk mund të kompensohet indeksimi i ri i rritjes së pensioneve”, tha lidhur me një fakt të tillë, deputeti i Partisë Socialiste.
Sipas tij, integrim s'ka, por varfëria është me bollëk dhe koalicioni i integrimit është shndërruar në një koalicion që vjedh.... (vijon).
n.e/NOA