English

Instat: Indeksi I Çmimeve Te Konsumit Ne Muajin Qershor U Ul Me 0,5 %

TIRANE, 8 Korrik /ATSH-E.Gjikolli/- Çmimet e konsumit (IÇK) në muajin Qershor të këtij viti shënuan një ulje prej 0.5 për qind krahasuar me një muaj më parë. INSTAT, në raportin periodik të tij mbi inflacionin, bëri të ditur sot se Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" gjatë këtij muaji, shënoi një ulje prej 1.9 për qind, ndërkohë që brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 14.4 për qind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Sipas INSTAT, çmimet në disa nëngrupe të tjera si fruta dhe peshk, u rritën përkatësisht me 1.3 për qind dhe 2.7 për qind. Ndërsa në indeksin e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" u shënua një rritje prej 0.5 për qind, brenda të cilit çmimet e pijeve alkoolike u rriten me 0.7 për qind dhe çmimi i duhanit u rrit me 0.3 për qind. Raporti i INSTAT bën të ditur se gjatë këtij muaji, në grupin "Shëndeti" shënohet një rritje prej 6.6 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve të tarifave të shërbimeve spitalore për personat e pasiguruar me 46.6 për qind. Në muajin qershor 2010 rritje e çmimit u kostatua dhe për karburantet, krahasuar me muajin e mëparshëm, çmimi i naftës u rrit me 0.2 për qind dhe çmimi i benzinës u rrit me 0.4 për qind./s.s./
KOMENTE