English

Irani Pranon Për Herë Të Parë Ndikimin E Sanksioneve Ndërkombëtare

TEHERAN, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Irani pranoi për herë të parë që sanksionet ndërkombëtare mund të pengojnë programin e tij bërthamor të kundërshuar duke përfshirë dhe pasurimin e uraniumit, por ato nuk e ndalojnë atë. Ka qenë Ali Akbar Salehi, shef i Organizatës iraniane e Energjisë Atomike, që ka bërë këto deklarata gjatë një vizite në qytetin portual të Bouchehr, ku qendra bërthamore e ndërtuar nga rusët është vënë në punë këtë vit. "Nuk mund të themi se sanksionet nuk ndikojnë'', deklaroi para gazetarëve Salehi, cituar nga agjencia e lajmeve ''Isna''. "Sanksionet parashikojnë të pengojnë aktivitetet bërthamore të Iranit, por ne themi që këto sanksione mund të frenojnë punën, por jo ta ndërpresin atë'', theksoi ai. Irani dyshohet nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar si SHBA-ja dhe Izraeli se ka ndërmarrë një program bërthamor për qëllime ushtarake, gjë që Irani e përgënjeshtron./ /ec/ a.jor.
KOMENTE