English

Kasnec, vritet 62 vjeçari, në kërkim autori i vrasjes

Shkodër, 8 korrik, NOA – Një 62 vjeçar është qëlluar për vdekje mbrëmë në fshatin Kasnec, të komunës Pult në qytetin e Shkodrës.

Sikundër bën të ditur policia e Shkodrës, 62 vjeçari Ndoc D. Prroj (Vata) banor i Kasnecit është vrarë mbrëmë në orën 21.45.

Policia e mbërritur menjëherë pas marrjes së informacionit në vendngjarje ka hetuar vrasjen e cila ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas policisë viktima është qëlluar për vdekje në arëfsi të banesës së tij.

Dhe kanë qenë pikërisht këta të fundit që të alarmuar kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Policia lajmëron se është identifikuar autori i krimit, i cili dyshohet të jetë 23 vjeçari Gjokë Çukaj, banor edhe ky i komunës Pult të Shkodrës.

Autori i vrasjes me dashje, 23 vjeçari Çukaj është shpallur në kërkim nga policia e qytetit dhe ende nuk është kapur.

mit/NOA
KOMENTE