Durrës, 8 korrik, NOA – Mbi akuzën e mashtrimit është arrestuar sot një policia e Durrësit një 63 vjeçare.
63 vjeçarja Bukurie Bacelli kërkohej prej pak kohësh nga policia pasi mbi të ishte ngritur një padi penale për mashtrim.
63 vjeçarja nga Korça, por banore në zonën e Kombinatit në Tiranë, me arsim 7 vje2ar dhe e martuar, ishte shpallur në kerkim nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pasi Prokuroria e Rrethit në 29 prill të këtij viti kishte kërkuar ekzekutimin e vendimit penal të datës 13 prill, të Gjykatës së Rrethit të Tiranës, e cila e kish dënuar me 4 muaj burg, Bacollin për mashtrim.
Pas arrestimit Bukurie Bacelli iu dorëzua drejtorisë së policisë së Tiranës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
mit/NOA