English

Kriza - Greqi - Parlamenti Aprovon Reformën E Pensioneve

ATHINË, 8 korrik /ATSH-ANSA/ - Parlamenti grek ka aprovuar sot përfundimisht reformën e pensioneve, duke e aprovuar atë nen për nen. Me votimin e sotëm, reforma kthehet në ligj. Dje, me votat e shumicës socialiste, parlamenti e aprovoi reformën në tërësinë e saj. Sot, shumica e neneve u votua vetëm nga socialistët, por disa nene u votuan edhe nga opozita e djathtë. /e.v/
KOMENTE