English

Kubë - Parisi Nuk Përjashton Pritjen E Disidentëve Që Do Të Lirohen

PARIS, 8 korrik /ATSH-ANSA/ - Franca zyrtare shprehu sot kënaqësi për vendimin e autoriteteve kubane për të liruar pesë të burgosur politikë dhe që tashmë nuk e përjashton mundësinë për t'i pritur disidentët siç ka bërë edhe në të kaluarën. "Besnik i traditës së tij, vendi ynë i ka pritur edhe në të kaluarën opozitarët kubanë. Aktualisht nuk kemi pasur asnjë kërkesë", deklaroi në Paris zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bernard Valero, duke theksuar se "njoftimi për lirimin e pesë të burgosurve kubanë dhe lirimi i mëvonshëm i 46 të tjerëve (...) është një gjest mjaft domethënës nga ana e autoriteteve të Kubës". "Një etapë e rëndësishme në përmirësimin e situatës së të Drejtave të Njeriut në Kubë", theksoi zëdhënësi. Ai shtoi se "Parisi shpreson tashmë që dialogu ndërmjet Kishës dhe autoriteteve kubane mund të sjellë edhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Kubë". /e.v/
KOMENTE