English

Kuvendi, Diskutime Në Debat Të Lirë

TIRANË, 8 Korrik/ATSH/.-Deputetët e të dy palëve në seancën e sotme plenare po debatojnë rreth temave të ndryshme të ditës, si rritja e pensioneve, qëndrimi ndaj borxhit publik, prishja e ndërtimeve pa leje etj. Në fillim të seancës, deputeti i PS-së, Ilir Beqja duke folur për rritjen e fundit të pensioneve, e cilësoi vendimin e qeverisë "një tallje" për pensionistët. Sipas tij, shtesa mujore e faturave të energjisë dhe e ujit është pesë herë më e madhe, se sa shtesa e fundit e pensioneve. Deputeti i PD-së, Selami Xhepa në diskutimin e tij u ndal tek çështja e borxheve, të cilën e konsideroi një temë të vjetër edhe për shoqëritë e zhvilluara në botën e sotme, ndërsa kritikoi siç u shpreh ai spekullimet e opozitës lidhur me gjendjen e borxhit publik në vend. "Shqipëria do të vijojë të jetë edhe për një kohë të gjatë një vend borxhmarrës, pasi kemi nevojë për reforma. Çështja është që borxhet të jenë të pagueshme dhe të mos dëmtojnë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit", nënvizoi deputeti Xhepa. Aksioni i fundit i ndëmarrë nga Inspektorati i Ndërtimit për prishjen e një numur ndërtimesh pa leje në Vlorë, Ksamil, Hamallaj etj, u denoncua sot në Kuvend nga deputeti socialist, Arben Malaj. "Vetëm politikat strategjike të zhvillimit do të pakësonin informalitetin", u shpreh ai. Gerti Bogdani, deputeti demokrat i kryeqytetit reagoi ndaj taksave vendore, të cilat tha ai "po rriten në mënyrë drastike nga viti në vit, duke rënduar mbi qytetarët". /a.s//n.m/
KOMENTE