Tiranë, 8 korrik, NOA Update – Ashtu siç e kishin shprehur qëndrimin e tyre edhe më parë, gjatë seancës dëgjimore në komisionin parlamentar të Ligjeve, deputetët e mazhorancës kanë kundërshtuar publikisht në seancën e sotme plenare kandidaturën e gjyqtarit Sokol Çomo si anëtar i ardhshëm në Gjykatën e Lartë.
Me 64 vota kundër, ata nuk e kanë kaluar atë përmes votimit të hapur, duke iu përmbajtur kështu qëndrimit të grupit parlamentar demokrat, sipas të cilit figura e Sokol Çomos nuk mund të ishte e denjë për të qenë anëtar i një institucioni të lartë gjyqësor në vend, për shkak të së shkuarës së tij politike.
Ndërkaq, pati edhe deputetë të koalicionit qeveritar, si Nasip Naço përshembull, i cili i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili nuk pati frikë të thotë publikisht gjatë votimit të hapur në Kuvend se është pro kësaj kandidature të propozuar nga Presidenti i Republikës për anëtar të Gjykatës së Lartë.
Në fakt, ishin 4 deputetë të cilët u shpallën pro kësaj kandidature dhe 3 të tjerë abstenuan... (vijon).
n.e/NOA