English

Lamberto Zannier: OKB-ja është status neutral, jo status negativ

Prishtinë, 8 Korrik, NOA – "Kosova preferon të bashkëpunojë më shumë me institucione që kanë qasje pozitive ndaj pavarësisë. Ne kemi potencialet që të kemi një rol ndihmës me institucionet dhe vendet që nuk e njohin Kosovën”, tha shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.

“Mendoj se duke vazhduar me këtë rrugë, nuk arrihet asgjë. Duhen bërë përpjekje për të vështruar përpara për të parë se si mund ta përmirësojmë gjendjen në terren. Vetëm kjo do të sillte ndryshime në terren”.

Z.Zannier, cili është vlerësimi juaj për takimin e Këshillit të Sigurimit për Mitrovicën? A mendoni se takimi do të ndihmojë konkretisht popullsinë në terren? Është e vështirë të thuhet. Ishte një mundësi e mirë që çdokush të informohej për komplikimet në veri. Problemi është se ka në parim një kundërshtim të bashkësisë lokale serbe ndaj institucioneve të Prishtinës. Për ta zgjidhur problemin është i nevojshëm dialogu. Për fat të keq, edhe një herë në këtë takim pamë se si mbledhja u kthye në një vend shkëmbimi akuzash mes përfaqësuesve serbë dhe autoriteteve në Prishtinë, sepse jemi në këtë gjendje, kush është përgjegjës për situatën. Mendoj se duke vazhduar me këtë rrugë, nuk arrihet asgjë. Duhen bërë përpjekje për të vështruar përpara për të parë se si mund ta përmirësojmë gjendjen në terren. Vetëm kjo do të sillte ndryshime në teren. Në këto rrethana, a shihni ndonjë shpresë se palët do të gjejnë rrugët e bashkëpunimit? A janë të njëjtat qëndrime të palëve, edhe kur takohen ndaras me ju në takime të mbyllura? Fatkeqësisht më duhet të konfirmoj që kjo është qasja edhe në takimet e mbyllura. Kjo është arsyeja që palët duhet të ulen së bashku. Shpresoj që pasi të kemi opinion e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të kemi kushtet e nevojshme për dialog, që do të na ndihmojë për zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve. Ndoshta një element i rëndësishëm që doli nga takimi ishte dhe fakti se dialogu është i nevojshëm. Të shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë dialogun pa shumë parakushte, në mënyrë që të fillojnë, e më pas t’i zgjidhin problemet. Zoti Zannier, përmendet opinionin e GJND-së. A mendoni se rritja e tensioneve, së fundi, ka lidhje me opinionin që pritet të japë së shpejti Gjykata? Ndoshta disa nga nismat janë ndërmarrë duke e pasur në mend një fakt të tillë. Është e vështirë të thuhet, sepse askush nuk e përmend këtë element zyrtarisht për zhvillimet që po shohim në terren. Procesi i GJND-së, në fakt, ka pasur ndikim në teren, pasi i ka politizuar gjërat edhe më shumë. Në fund të fundit, derisa ka pritje lidhur me vendimin e GJND-së, ka një element të mundshëm tensioni që rrjedh prej saj. Ekziston një mundësi e tillë. Shpresoj që pasi ta kemi vendimin e GJND-së, të krijohen kushtet që dialogu të ecë përpara, dialog që për momentin duket i vështirë. Zoti Zannier, në fjalën tuaj para Këshillit të Sigurimit, ju bëtë një kronologji të ngjarjes, duke qenë tepër teknik. A mendoni se pozicioni i OKB-së ndaj pavarësisë së Kosovës e pengon punën e UNMIK-ut në terren? Siç e dini, ne jemi neutral ndaj statusit. Padyshim, Kosova preferon të bashkëpunojë më shumë me institucione që kanë qasje pozitive ndaj pavarësisë. Mendoj se një numër institucionesh në Prishtinë, jo të gjitha në të njëjtën shkallë, e kuptojnë, ndoshta dhe për shkak të vështirësive që hasin në komunikimin me institucionet ndërkombëtare, se fakti që OKB-ja është neutrale ndaj statusit, nuk do të thotë se OKB-ja është negative ndaj statusit. Ne nuk jemi aty të vëzhgojmë gjithçka që ata bëjnë. Ne kemi potencialet që të kemi një rol ndihmës me institucionet dhe vendet që nuk e njohin Kosovën. Ata, natyrisht, që nuk e preferojnë një gjë të tillë, pasi duan të komunikojnë me palët e tjera si një shtet plotësisht sovran. Megjithatë, ata e zbuluan vetë se në një numër rrethanash kjo nuk funksionon. Në këto kushte, lehtësirat që ne ofrojmë dhe mbështetja që mund të japin Kombet e Bashkuara shihet pozitivisht, si nga Beogradi, po ashtu dhe nga Prishtina. Kjo për faktin se alternativat e tjera do të ishin shumë më të këqija. Duke thënë këtë, dal sërish në ato që thashë në fillim, se aktorë më miqësorë ndaj statusit do të ishte zgjedhja e parë e Prishtinës.

Radio “Europa e Lirë”

KOMENTE