English

LSI 4 vota pro për Sokol Çomon; Stërkaj, Idrizi e Tahiri abstenuan

Tiranë, 8 korrik, NOA Update – Edhe pse janë në të njëjtin koalicion qeverisës me Partinë Demokratike që prej një viti, përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë ngurruar të shprehin qëndrimin e tyre të ndryshëm prej saj sot gjatë një votimi në Kuvend.

Fjala është për votimin e pak minutave më parë në seancë plenare, për kandidaturën e Sokol Çomos për Gjykatën e Lartë.

Kështu, deputetët e LSI-së Nasip Naço dhe Dritan Prifti, si edhe kryetari i kësaj force politike, votuan pro këtij kandidati, ndryshe nga deputetët demokratë, të cilët votuan në grup kundër tij.

Nga ana tjetër, mësohet se abstenimet ndaj tij mbërritën prej deputetëve Dashamir Tahiri, Paulin Stërkaj dhe Shpëtim Idrizi.

n.e/NOA

KOMENTE